Asnje mase shtrenguese per Greqine
Nuk do të ketë asnjë masë të re shtrënguese për vitin 2012 në greqi. Kështu kanë deklaruar lideri i Pasok, Evangelos Venizelos dhe Fotis Kouvelis, lideri i të majtës demokratike pas takimit me kryeministrin Antonis Samaras.
Ramë dakord që reformat strukturore duhet të kryhen pa vonesa, reforma të cilat do të shërbejnë për të përdorur sa më mirë pasuritë shtetërore.
Nuk do të ketë asnjë masë shtesë shtrënguese, ne do të zbatojmë ligjet dhe buxhetin ashtu sikurse është modifikuar në muajin mars, të gjitha masat e parashikuara më përpara dhe asnjë shtesë. Do të zbatohen me konsideratë të madhe për sensibilitetin social.
Në këtë takim është diskutuar ndër të tjera edhe mundësia për gjetjen e 11,6 miliardëve euro brenda vitit 2014 të domosdoshme për rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Liderët e të tre partive që përbëjnë koalicionin e ri qeveritarë në Greqi pritet të takohen javën e ardhshme për të vendosur mbi programin e shkurtimeve të shpenzimeve publike për sigurimin e shumës prej 11,6 miliardë euro të kërkuar nga kreditorët e huaj. Vendimi për një takim të ri mes tre krerëve të partive kryesore në vend tregon se ende nuk është gjetur një marrëveshje mbi atë cka është diskutuar në takimin e së mërkurës. Qeveria e Samaras është nën presion pasi duhet të përcaktojë masat që do të ndërmarrë më parë se në Athinë të mbërrijnë inspektorët e kreditorëve ndërkombëtar javën e ardhshme. Ndërkohë, nga mediat helene mësohet se përfaqësuesit e kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë kanë bërë me dije se cdo lloj diskutimi mbi zgjatjen e afatit të periudhës së aktivizimit të programit për rimëkëmbjen ekonomike, që qeveria synon të kërkojë, do të varet nga progresi i shënuar në sektorin e reformave strukturore dhe në atë të privatizimeve. Ata thonë se recesioni që shpesh i referohet qeveria përdoret si një justifikim për mungesën e arritjes së objektivave të bilancit.