Bregu Po plotesojme masen kritike te rekomandimeve

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu zhvilloi një vizitë 2 ditore në Romë të Italisë, e ftuar nga ministri i Jashtëm Italian Giulio Terzi. Zonja Bregu zhvilloi disa takime ndër të cilat edhe me Ministrin e Çështjeve Europiane dhe atë të Kohezionit Territorial, ku prezantoi zhvillimet e fundit politike në vend. Bregu vlerësoi mbështetjen politike të padiskutueshme të Italisë për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe theksoi rëndësinë e dhënies së stimujve nga ana e Brukselit ndërkohë që Shqipëria po plotëson atë cka quhet masa kritike e rekomandimeve dhe ka zhvillime pozitive në realizimin e reformave. Autoritetet italiane nënvizuan faktin së Europa duhet të mbajë gjallë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE-së, sidomos në këto momente të vështira krize ekonomike, kur vihet në diskutim vetë qëllimi i krijimit të BE-së që ka qenë qysh në fillim ai i garantimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik për vendet anëtare. Zonja Bregu mori pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare “Gratë në Diplomaci”, si një iniciativë e përbashkët e qeverisë italiane, vendeve të BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për rolin e grave në ndryshimin e regjimeve, zonja Bregu, ndër të tjera theksoi se. realiteti në Shqipëri ka ndryshuar në mënyre drastike dhe roli i grave në diplomaci, në politike, ekonomi dhe në shoqëri, është kontribut i padiskutueshëm.