E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama emëroi ambasadorët në Pakistan dhe Afganistan

Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi dy diplomatë veteranë në postet e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan.

Një deklaratë për media e Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se Obama ka emëruar ish-ambasadorin në Emiratet e Bashkuara Arabe, Richard Olsen, si përfaqësues të vendit në Pakistan.

Ambasadori në largim në këtë shtet, Cameron Manter, pat dhënë dorëheqjen në muajin maj, kur dhe eskaluan tendosjet ndërmjet Ëashingtonit dhe Islamabadit, për shkak të vrasjes së një krye-terroristi nga forcat amerikane dhe një sulmi ajror amerikan gjatë të cilit u patën vrarë edhe 24 ushtarë pakistanez.

Deklarata njoftoi gjithashtu se zëvendës-ambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara në Kabul, James Cunningham, do ta zë vendin e ambasadorit Rayan Crocker, i cili paralajmëroi dorëheqjen për shkaqe shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›