Kosova, Serbia dhe BE

A mund të anëtarësohet Serbia në Bashkimin Europian pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe pa vendosur marrëdhënie normale bashkëpunimi me shtetin e ri?
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës besojnë se BEja do të kushtëzojë hyrjen e Serbisë në bllokun evropian me njohjen e Kosovës, por në Beograd vlerësohet se kjo aktualisht nuk ka gjasa të ndodhë, për shkak se Kosova nuk njihet nga të gjitha shtetet anëtare të BEsë.
Për këtë çështje, në Radion Europa e Lirë programi në gjuhët sllave, kanë debatuar Edon Cana, drejtor i Agjencisë kosovare për integrime evropiane dhe Tanja Miscevic, ish-drejtoresh e Zyrës për integrime europiane në Qeverinë e Serbisë.
Ne e kuptojmë se përse Serbia nuk mund të njoh realitetin, i duhet kohë, por ajo nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian pa e pranuar realitetin e ri. Lojtarët kryesorë të Bashkimit Europian, Anglia, Gjermania dhe Franca, kurrë më nuk do të lejojnë që në BE të barten problemet që shtetet i kanë mes veti, veçanërisht pas përvojës së fundit me Slloveninë dhe Kroacinë, kur Sllovenia për shkak të një problemi relativisht të vogël ka provuar të bllokojë Kroacinë, ka thënë Cana.
Miscevic është pajtuar me këtë vlerësim të zyrtarit kosovar, por ka sa i përket detyrimit të Serbisë për të njohur Kosovën, ajo ka një pikëpamje më ndryshe.
Derisa të ekzistojë një shtet i BEsë që nuk e njeh pavarësinë e njëanshme të Kosovës, BEja nuk do të mund të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën, ka thënë ajo.
Miscevic ka shtuar se BEja do ta hapë çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia, në momentin kur Serbia të krijojë kushtet për të hyrë në BE, sepse atëherë do të kërkojë nga Beogradi që të definojë kufijtë shtetërorë. Por kjo nuk do të ndodhë nesër. Në vitet që janë para nesh, në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ndodhë gjithçka, zgjidhjet mund të jenë të ndryshme dhe fleksibile.
Zyrtari kosovar, Edon Cana, pret që shtetet e BEsë që nuk e kanë njohur Kosovën, siç është Spanja dhe Sllovakia, do ta bëjnë këtë pas përfundimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai pret njohje të reja edhe nga pjesë të tjera të botës.
Ndërkaq, sërish ka shprehur bindjen e tij se në fund të procesit të integrimit drejt BEsë, Serbia duhet të përgjigjet në një pyetje shumë të rëndësishme të Brukselit. A e pranon realitetin apo jo. Nëse përgjigja do të jetë jo, integrimi evropian i Serbisë nuk do të jetë i mundshëm. Mendoj se politikanët serbë e dinë këtë, por në këtë moment Serbia vështirë se mund ta gëlltisë këtë për shkak se ata nuk ia kanë thënë të vërtetën popullit serb. Po të ishin të sinqertë që nga fillimi, gjërat do të ishin shumë më mirë si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën, ka thënë Cana.
Një prej problemeve që ka Beogradi për përmbushje të kritereve për anëtarësim në BE, është bashkëpunimi rajonal dhe pjesëmarrja në forume të ndryshme rajonale. Serbia po bën çmos të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në disa organizma rajonalë.
Tanja Miscevic thotë se Serbia asnjëherë nuk ka kundërshtuar pranimin ose pjesëmarrjen e Kosovës në iniciativa rajonale, dhe sipas saj, Kosova merr pjesë në shumicën prej tyre.
Megjithatë, ajo ka pranuar se Beogradi kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës në ato organizata rajonale dhe ndërkombëtare ku mund të marrin pjesë shtetet e pavarura.
Kjo është diçka e papranueshme për Qeverinë e Serbisë, sepse ajo konsideron se Kosova nuk e përmbush këtë kusht. Ajo ka theksuar se për shkak të statusit të Kosovës, edhe Serbia ka vështirësi të marrë pjesë në forume ndërkombëtare, sepse mjaft shpesh detyrohet të braktisë takimin për shkak se organizatori ka ftuar edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.
Sipas saj, kjo që po ndodh nuk është një gjë e mirë dhe se do të duhej gjetur zgjidhje teknike që as Kosova, as Serbia të mos kenë telashe për përfaqësim në nismat rajonale.
Ekspertja serbe për integrime europiane konsideron se procesi i afrimit të Kosovës dhe Serbisë drejt BEsë mund të bëhet pa ndërlidhje me pavarësinë e Kosovës. Kjo sipas saj po ndodh, dhe Serbia është pajtuar me këtë.
Mirëpo, Shefi i agjencisë kosovare për integrime europiane, Edon Cana, vlerëson se Beogradi nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveç të pranojë faktin që Kosova duhet të përfshihet në procesin e integrimit.
Bashkimi Europian dhe fuqitë e mëdha tani po udhëheqin të ashtuquajturën politikë të butë ndaj Serbisë, nuk po i bëjnë shumë presion që ajo të mos tërhiqet nga reformat që ka filluar. Por, pas një viti ose dy, do të jemi në situatë tjetër. Serbia do të detyrohet të pranojë realitetin. Nuk është tragjike të pranosh diçka kur e ke humbur. Sa më shumë që jemi të sinqertë me vetveten, aq më mirë, i është përgjigjur Cana.
Në pjesën e fundit të debatit, Cana dhe Miscevic kanë dhënë përgjigje të njëjtë se nuk është e mundshme që dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë anëtare të Bashkimit Europian.
Ndryshe, Qeveria e re greke ka dalë me propozimin që deri në vitin 2014 të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë të hyjnë në Bashkimin Europian.