E Diel, 1 Nëntor 2026

Toçi: Të merren masa ndaj RTSH-së

“RTSH nuk është e vetmja medie e vënë në shërbim të makinës shtetërore, por ajo  është e vetmja medie në Shqipëri që financohet edhe nga kontributet e taksapaguesve shqiptarë dhe, siç po rezulton, po u shërben gjithnjë e më pak atyre”, tha deputet Fatmir Toçi.Ai shtoi se raportet ndërkombëtare, si ai i  OSBE/ODIHR-it ka dëshmuar për problemet reale që ka media në vendin tonë.

“PS i bën thirrje kryeministrit dhe drejtuesve të tjerë të shtetit: Të heqin dorë nga presionet antiligjore, amorale dhe joetike ndaj medias; të merren masa për rishikimin sa më parë të Statusit të RTSH-së, për ta vënë atë vërtet në shërbim të publikut dhe jo të një grushti qeveritarësh dhe klaneve të tyre”, theksoi Toçi.

Gjithashtu, kjo parti ka kërkuar që të rishikohet Ligji për radiot dhe televizionet publike dhe private në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërsa ka kërkuar gjithashtu vënien para përgjegjësisë të drejtuesve të RTSH-së që kanë shkelur ligjin dhe normat e Rregullores së RTSH.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›