Meta paraqet prioritetet:Thellim marrëdhëniesh me Serbinë
Midis të tjerash, Meta ka theksuar se marrëdhëniet me Serbinë do të kenë prioritet, ndërsa ka nënvizuar se Shqipëria ka rol strategjik në rajon.
“Duam klimë konstruktive në rajon. Thellimi i bashkëpunimit me Serbinë është me rëndësi të veçantë”, theksoi Meta gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Jashtme. Ai ka premtuar mbështetje të mëtejshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Shqipëria do të bëjë lobing për pavarësinë e Kosovës”, tha Meta, duke prezantuar politikën e tij të jashtme.“Politika e jashtme ndodhet në një fazë të re dinamike. Ballkani duhet të lërë pas historinë. E ardhmja jonë e përbashkët është integrimin në Bashkimin Evropian”, tha gjithashtu shefi i diplomacisë shqiptare.