Kosova-Serbia, takohen për zbatimin e marrëveshjes për regjistrin civil
NISH- Në sajë të marrëveshjes për librat e regjistrit civil, në Nish u mbajt sot takimi i VI-të, ndërmjet ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve nga Serbia, me ndërmjetësim të EULEX-it.
Në kuadër të marëveshjes është bërë sot certifikimi i librit të parë të regjistrit civil nga Janjeva, komuna e Lipjanit, ndërkaq prtiet që të certifikohen në të ardhmen edhe 14.000 libra të tjerë.
Zyra e shtypit e qeverisë kosovarëe bën me dije se sipas marrëveshjes, EULEX duhet t’i çertifikojë dokumentet e regjistrit civil në prani të të dyja palëve.
Bazuar në planin e punës për zbatimin e marrëveshjes për kthimin e regjistrit civil, grupi trepalësh për implementim do të takohet në javën e dytë të dhjetorit dhe gjatë këtij takimi pritet që pala serbe të sjellë listën e të gjitha statistikave të librave të regjistrit civil të marrë nga Kosova gjatë luftës.
(el.me/BalkanWeb)