Rama mirënjohje për të larguarit, harron Malajn, Ligorin e Gjonin
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama përmes një postimi në blogun e tij ka shprehur mirënjohjen për shumë figura të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në listën për deputetë të 23 qershorit.
Por në listën e atyre që Rama u është mirënjohjes për kontributet e dhëna në selinë rozë ndër vite mungojnë emrat e Arben Malajt, Shegushe Ligorit dhe Ilir Gjonit.
Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonistë të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të Partisë Socialiste, Ethem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci, Skënder HasaIndividë me personalitet dhe kontribute në PS të cilët publikisht apo privatisht, pavarësisht se as mund të ishin e as mund tu kërkohet të jenë dakord me mospërfshirjen e tyre në skuadrën e re, një gjë e shprehën pa asnjë ekuivok: Partia Socialiste mbetet familja e tyre politike dhe fitorja e Partisë Socialiste mbetet qëllimi i tyre. I falenderoj sepse tregojnë që sjanë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh. I falenderoj sepse edhe pse u duhet të durojnë, atë që asnjë lojtar i vlefshëm nuk e duron dot pa trazim të brendshëm kur smund të jetë në kuadratin e fushës, prapëseprapë nuk po e humbasin as këtë rast për të treguar vlerën që ka për ta skuadra jonë dhe që anasjelltas, kanë ata për skuadrën tonë. I falenderoj edhe sepse pavarësisht rezervës që padyshim krijohet në një rast të tillë ndaj vendimmarrjes, nuk e kanë cënuar asnjë fije këtë vendimmarrje me qëndrimet e fjalet e tyre të rastit. FALEMINDERIT në emër të të gjithë socialistëve e progresistëve shqiptarë!,-shkruan Rama në blogun e tij.
Ai shot: Mirënjohje edhe për të tjerë protagonistë të Grupit tonë Parlamentar në këto vite që pranuan me shumë ndjenjë skuadre ta fillojnë këtë ndeshje nga stoli i rezervave, duke qëndruar në listë në pozicione jo të sigurta fituese. Ilir Bejtja, Agim Leka, Alfred Dalipi, Ndrec DedaFALEMINDERIT me zemër!.