E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova/ Spanja kundër pavarësisë, Katalonja pro

Meta në Barcelonë, për Unionin e Mesdheut

Zv/kryeministri dhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta, ka zhvilluar dje një vizitë në Barcelonë, në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun. Sipas njoftimeve për shtyp të Ministrisë së Jashtme, ai u prit nga Sekretari i Përgjithshëm, Ahmad Masa`deh. Pasi e ka uruar për detyrën, Meta shprehu angazhimin për ndihmesën e vet në funksionimin e Sekretariatit të Përgjithshëm, duke kontribuar me personel dhe mbështetje financiare. Sipas tij, “Shqipëria është e gatshme të luajë një rol sa më aktiv në gjirin e BpM-së dhe për këtë ofrohet të jetë vendi pritës i takimeve në nivel ministrash në të gjitha fushat e veprimtarisë, si energji, bujqësi, mjedis, turizëm etj.”. Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, është pritur edhe nga zëvendëspresidenti i Parlamentit të Katalonjës, z.Lluis Corominas. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim rreth rëndësisë që ka hapja e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Barcelonë, e cila krijon premisat për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana e tij, Corominas theksoi se tashmë, pas marrjes së vendimit të GJND-së, partia e tij do të përpiqet të ndikojë pozitivisht mbi qeverinë qendrore për të modifikuar qëndrimin e deritanishëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›