E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëdhënësja Sërbo: Rama, me lot krokodili

Buxheti Reagon Ministria e Financave

Ministria e Financave adapton replikën politike në përgjigjen e saj ndaj opozitës. Konferenca e djeshme për shtyp e kreut socialist, Edi Rama, e cila ka prekur edhe ndryshimet në buxhet, ka sjellë reagimin e Ministrisë së drejtuar nga Ridvan Bode, në emër të së cilës është prononcuar dje zëdhënësja Anisa Sërbo. “Sot, Edi Rama, në daljen e tij para mediave, shpifi! Shpifi dhe trilloi përsëri për situatën ekonomike. Njeriu që vetëm një muaj e gjysmë më parë e konsideroi krim rritjen e pensioneve, u paraqit sot me lot krokodili për pensionistët shqiptarë. Edhe njëherë, lidhur me këtë çështje, duhet t’i deklarojmë zotit Rama se ai dhe partia e tij, kur ishin në pushtet, kishin një fond total për pensionet prej 15 miliardë lekësh, kundrejt 109 miliardë lekëve që është fondi aktual, i cili shpenzohet për 520 mijë pensionistët shqiptarë”, është shprehur Sërbo. Me një gjuhë shumë të ngjashme me deklarimet politike, ministria e Financave ka profilizuar komunikimin e vet drejt nuancës së tensionit të manifestuar në seancën e fundit të miratimit antiprocedural të ndryshimeve në buxhetin e Shtetit. Në vijim, Sërbo ka përgënjeshtruar shifrat e kreut të PS-së, duke sjellë në vëmendje statistikat shtetërore dhe ato të institucioneve ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›