Kosova, Tadiç: Duhet zgjidhje që të kënaqë palët
BEOGRAD - Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se për problemin e Kosovës duhet të gjendet një zgjidhje kreative, që të kënaqë interesat e serbëve dhe shqiptarëve, por edhe të fuqive të mëdha, raporton B92.
"Në duhet të gjejmë aleatë në këtë proces. Ky problem është ndërkombëtarizuar dhe ne në fushën ndërkombëtare duhet të gjejmë zgjidhje. Për Kosovën në esencë vendosin fuqitë e mëdha, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania” - ka thënë Tadiç në një intervistë.
"Tani duhet të kemi parasysh zgjidhje të tjera: modelin e Irlandës veriore, Tirolit Jugor, Ishujt Orland dhe ndonjë zgjidhje nga hapësirat e ish-Jugosllavisë”, - vijoi më tej presidenti serb.
Sipas Tadiç, zgjidhja për problemin e Kosovës duhet të përmbajë katër pika të domosdoshme si: zgjidhje të veçantë për manastiret serbe dhe administrimin e komplekseve të manastireve, garanci të posaçme për serbët në enklava, rregullimin e çështjes së pasurisë të qytetarëve serbë dhe të shtetit dhe zgjidhje të veçantë për veriun e Kosovës.
(er.nu/BalkanWeb)