E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova Vazhdon

Megjithëse kishin paralajmëruar mundësinë e tërheqjes nga garat, zyrtarët e Kosovës së Vushtrrisë kanë vendosur të vazhdojnë garimin në Superligë, edhe pse konsiderojnë se u është bërë një padrejtësi e madhe nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Këtë e ka konfirmuar drejtori i klubit vushtrrias, Besim Halili, pas mbledhjes që e mbajti Bordi i këtij ekipit, pas ndeshjes me Besën. Shumica e zyrtarëve të klubit vendosën që ti vazhdojmë garat dhe kështu do të bëhet. E morëm këtë vendim për hir të këtyre djemve të rinj, futbollistëve, dhe qytetit të Vushtrrisë, ka thënë Halili.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ne do të ndalemi, pas padrejtësisë që na është bërë. Do të ankohemi në Gjykatë, në UEFA, FIFA dhe kudo tjetër. Kësi padrejtësisht ndodhin vetëm në Kosovë, kjo është njëra ndër padrejtësitë më të madha në histori të futbollit kosovar. Tërhiqet ekipi mysafir nga fusha dhe në fund e fiton lojën në tavolinë. Po shihet që dikush po ka krah të fortë dhe po e shfrytëzon këtë, shtoi ai.

Sipas tij, pas ndeshjes me Trepçën, vushtrriasit i ka prirë e mbrapshta dhe po i vuajnë ende pasojat nga vendimi i FFK-së që ti jepet ekipit mitrovicas fitorja në tavolinë me rezultat 3:0.

Loja me Trepçën ka ndikuar shumë psiqikisht tek futbollistët. Padrejtësinë që na u bë nga ajo lojë, po e vuajmë ende. Neve si duket na kanë zënë mësysh, sepse po na mungon fati. Me Flamurtarin patëm shumë raste dhe nuk fituam. Kjo ndodhi edhe sot (të dielën) me Besën: patëm 3 shtylla dhe 3 raste nga afërsia, por nuk i shfrytëzuam. Këto po na kushtojnë, vazhdoi ai.

Halili tregoi se pas ndeshjes me Besën, është biseduar edhe për çështjen e trajnerit. Ai pohoi se për rezultatet dëshpëruese të bardhekaltërve, fajet nuk i ka aspak trajneri Arbënor Morina, të cilit klubi vushtrrias i beson plotësisht dhe se do ta vazhdojë bashkëpunimin me të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›