E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubish: Sllovakia mbeshtet rikonfigurimin e UNMIK-ut

Ministri i Jashtem i Sllovakise, Jan Kubish, tha dje ne Beograd se vendi i tij e mbeshtet rikonfigurimin e misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Keto komente ai i beri pas takimit me ministrin e jashtem te Serbise, Vuk Jeremiq, i cili tha se Bashkimi Evropian duhet te luaje rol te rendesishem ne Ballkanin perendimor dhe ne Serbi, perfshire edhe Kosoven, por kjo duhet te behet ne baze te vendimit te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ministri Kubish e pershendeti dhe zgjedhjen e qeverise se re te Serbise, duke vleresuar orientimin e saj te qarte evropian, te pakten sipas deklaratave te bera nga Beogradi zyrtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›