Kosova barazon me Bullgarinë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) barazoi 26:26 me Bullgarinë, në ndeshjen revyale të zhvilluar për nder të dyvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj, ku ishin të pranishëm 300 shikues.
Takimi mes këtyre dy ekipeve ka qenë i baraspeshuar me përjashtim të minutës së 52-të kur Bullgaria krijoi epërsi deri në katër gola (21:25). Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 11:12 në favor të bullgareve.
Kosova në minutën e 46-të kishte edhe epërsinë në favor të vetin me rezultat 20:19. Në vazhdim, hendbollistet kosovare bënë një mori gabimesh dhe bullgaret krijuan epërsi katër gola.
Në tetë minutat e fundit të lojës, Kosova përfitoi nga gabimet e rivales në vijën e sulmit dhe me mençuri i shfrytëzoi ato, duke barazuar shifrat 26:26.
Në 10 sekondat e fundit, portieria Shqipe Kërtoku mbrojti penalltinë e rivaleve dhe kësisoj ishte më meritorja për këtë barazim. Në radhët e Kosovës më efikaset ishin hendbollistet: Shqipe Tahiri, me 9 gola, Mimoza Xhemaili 5, ndërsa te bullgaret Sonya Bogdanova shënoi 7 gola, Aleksandria Burneva e Zoia Stefanova nga 6 sish.