Shengyli lë Prishtinën

Klubit të Prishtinës nuk po i ecën puna mbarë me trajnerë këtë sezon. Skënder Shengyli të martën ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te kampioni aktual i Kosovës.
Dorëheqjen nga detyra e tij e ka konfirmuar vetë Shengyli. Ish trajneri i Lirisë së Prizrenit këtë vendim thotë se e ka marrë pasi në klubin bardh e kaltër shumëçka nuk funksionon.
“Kultura dhe edukata ime nuk më lejojnë të mbes pjesë e atij klubi në situatën në të cilën gjendet, sepse aty kam kaluar vitete më të mira të jetës sime. Në Prishtinë shumëçka nuk funksionon dhe prej Prishtinës së dikurshme sot këtij klubi i ka mbetur vetëm emri Prishtinë”, ka thënë Shengyli për Express.
Në anën tjetër, për drejtuesit e klubit nga kryeqyteti, vendimi i Skender Shengylit për ta braktisur ekipin bardh e kaltër ka qenë i papritur.
“Na ka befasuar Skënder Shengyli me këtë vendim të tij. Ai na kumtoi vendimin e tij, siç tha ai, për arsyeje personale, duke mos dhënë arsyeje tjera. Këtë vendim më pas ai e shpalosi edhe te futbollistët”, deklaroi nënkryetari i FC Prishtinës, Ahmet Kurtolli, për Express.
Mirëpo, drejtueseve të klubit nuk u është dashur shumë kohë që ta gjejnë trajnerin e ri. Pasardhës i Skënder Shengylit do të jetë Ramiz Krasniqi, i cili ishte ndihmës trajner në ekipin e parë e po ashtu edhe trajner në shkollën e futbollit të këtij klubi.
“Dorëheqja e Shengylit ishte e papritur, sidomos tani kur FC Prishtina është në fazën përgatitore. Të enjten do të udhëtojmë drejt Ulqinit për ta zhvilluar një fazë përgatitore dhe ekipin do ta udhëheqë Ramiz Krasniqi. Me Ramiz Krasniqin kemi plane afatgjate”, theksoi Kurtolli.
Skender Shengyli është trajneri i tretë që ikën nga FC Prishtina brenda një viti. Në fakt, Afrim Tovërlani ishte zëvendësuar nga Besnik Kollari, ngase ishte i suspenduar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Mirëpo, as Besnik Kollari nuk qëndroi gjatë në postin e trajnerit, sepse pati dhënë dorëheqje nga kjo detyrë gjatë stinorit vjeshtor shkaku i krizës së rezultateve nëpër të cilën kalonte kampioni aktual.
Pas dorëheqjes së Kollarit, kryetrajner u emërua Skënder Shengyli, i cili pati korrur rezultate të mira me ekipin kryeqytetas.