Montolivo: Fiorentina "u plaçkit"

Mesfushori i Fiorentinas, Riccardo Montolivo, ka fajësuar gjyqtarin Tom Henning Ovrebo, i cili "i fali" fitoren Bayern Munichut.
Bavarezët arritën të fitojnë ndeshjen me rezultat 2-1, ndërsa goli i fitores erdhi nga një pozitë jashtë loje e Miroslav Kloses.
"E luajtëm ndeshjen që donim ta luanim, por është pikëlluese kur gjëra të tilla ndodhin në këtë fazë të Ligës së Kampionëve".
"Madje edhe unë e pashë pozicionin jashtë loje nga banka e rezervës, dhe është tmerruese që 'u vodhëm' kështu".
"Ende kemi gjasa për kualifikim, por do të ishim në pozicion më të mirë po të mos gabonin gjyqtarët", tha Montolivo për Rai Sport.