E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjanic: Reali nuk është i pathyeshëm


Mesfushori i Lyonit, Miralem Pjanic, beson se skuadra e tij mund ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve, duke qenë se ndeshjen e parë e fituan me rezultat 1-0.

"Reali nuk është i pathyeshëm. E pamë këtë të martën mbrëma dhe në disa ndeshje të Ligës spanjolle. Ne kemi kualitete për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve".

"Jam i sigurt se mund ta vazhdojmë garën, nëse në ndeshjen kthyese në Madrid, luajmë ashtu siç luajtëm në fushën tonë", citohet boshnjaku nga "Marca".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›