Kosova bashkon të majtën e të djathtën në festime
Në një ceremoni të organizuar nga ambasada Kosovare në Tiranë me rastin e një vjetorit të Pavarësisë së Kosovës politika shqiptare bashkohet për të shprehur rëndësinë historike të krijimit të shtetit të ri. Ambasadori kosovar, ka bërë thirrje për më shumë njohje.
TIRANE- 1 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka bashkuar politikën e majte dhe të djathtë shqiptare. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Kosovare në Tiranë , nuk kanë munguar presidenti i Republikes Bamir Topi, kryeministri Berisha, lideri o opozitës Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Pavarësisht ndasive politike krerët më të lartë të shtetit kanë shprehur edhe njëherë qëndrimin e tyre për shtetin Kosovar duke e quajtur pavarësinë e saj si një moment historik jo vetëm për kombin shqipetarë, apo rajonin por për të gjithë Europën dhe botën.
“Kjo ditëlindje e parë e Kosovës na thërret të nderojmë veprën e atyre, që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë, të shprehim mirënjohje për të gjithë ata njerëz të mëdhenj dhe ato shtete mike, të cilat kuptuan, pranuan dhe vendosmërisht u rreshtuan për Kosovën e pavarur e vazhdojnë ta mbështesin atë në rrugën e saj”- u shpreh Presidenti Topi në fjalën e tij. .
Në të njëjtin qëndrim me presidentin Topi ishte edhe ambasadori Withers, i cili e quajti pavarësinë e Kosovës si simbol të hapjes së një dritare të re të lirisë në Europë.
Duke pranuar vështirësitë dhe sfidat e shtetit të ri, ambasadori Kosovar I bëri një thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj, për ta njohur.
Një vit pas Pavarësisë Kosova është njohur nga 54 shtete, ndërkohë kaëe zhgënjyer shtetet islamike, pjesa më e madhe e të cilave ende nuk e kanë njohur shtetin e ri kosovar. (a.r/news24/balkanweb)