E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë, nuk ka viktima

Përgjaken sërisht rrugët e kryeqytetit. Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar rreth orës 22.00 të mbrëmjes së martë në rrugën e Elbasanit, përballë Amasadës Amerikane. Automjeti tip benz me targë TR 9605F është përplasur fuqishëm më një pemë në trotuar, por fatmirësisht nuk ka qenë fatal për jetën e personit që ndodhej në makinë. Ai është drejtuesi i mjetit Artan Haxhimali 37 vjeç. Burime nga Spitali Ushtarak konfirmojnë se Haxhimali ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me vetëm një frakturë në këmbën e majtë. Drejtori i këtij spitali Bedri Miha, ka deklaruar në telefon për Ora News se 37 vjeçari ka mbërritur në spital në gjendje të dehur. Ekspertë rrugorë kanë përfunduar se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara të lëvizjes së mjetit, si dhe rruga e lagur, përfshi këtu edhe gjendjen e dehur të drejtuesit të makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›