Vlorë, organizohet referat për 1 vjetorin e Kosovës
Instituti i Studimeve Politike ”Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlores, nën kujdesin e deputetit Bujar Leskaj organizuan takimin ”Kosova, Shtet i Pavarur i Evropës”. Gjatë kësaj referate, ka përshëndetur, edhe aktori Mirush Kabashi.
VLORE- Në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës, Instituti i Studimeve Politike ”Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlores, nën kujdesin e deputetit Bujar Leskaj organizuan takimin ”Kosova, Shtet i Pavarur i Evropës”.
Në kumtesën e tij, deputeti, Bujar Leskaj, u ndal në rëndësinë e shpalljes së pavarësisë dhe, në momentet kryesore, të konsolidimit të shtetit më të ri në Evropë. Ai shtoi se, në Deklaratën e Pavarësisë, theksohet qartazi kërkesa e ambicia e politikës kosovare, për ta anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.
Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, theksoi se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ishte edhe pjesë e një procesi të pandalshëm, që bazohej në vlerësimin e të vërtetave dhe realiteteve historike”.
Në referatin e tij, studjuesi, Prof. Uran Butka, u fokusua në kontekstin historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke evokuar disa nga momentet kryesore.
Studiues e publcistë referuan një sërë temash lidhur me këtë ditë të shënuar për mbarë kombin Kosovar dhe jo vetëm. Ndërsa aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, recitoi poezinë, “Kosova”, te shkruar nga Mitrush Kuteli.
Sesionin shkencor e përshëndetën një numër i madh përfaqësuesish të shoqatave të ndryshme.
(e.n/News24/balkanweb)