Kryeprokurorja Ina Rama pret ministrin britanik Koker
Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama është takuar sot me Ministrin e Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë, Antiterrorin dhe Çështjet e Brendshme të Britanisë, Vernon Koker. Rama ka informuar Z.Coaker me raportet mes policisë gjyqësore dhe prokurorëve.
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama është takuar sot me Ministrin e Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë, Antiterrorin dhe Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Vernon Koker.
Në këtë takim Kryeprokurorja e ka njohur Ministrin britanik me sfidat e organit të akuzës Shqiptare ,në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit ,funksionimin e strukturave të posacme që janë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Njësisë Antikorrupsion.
Gjithashtu Prokuroria e Përgjithshme, Ina Rama e ka informuar Z.Coaker me raportet mes policisë gjyqësore dhe prokurorëve për hetimin e cështjeve.
Ndërsa nga ana e tij Ministri i Shtetit për Cështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Z.Coaker ka përshëndetur punën e Prokurorisë në rritjen dhe forcimin e pavarësisë së tij si institucion, punë e cila sipas Z.Koker konsiderohet si një element kyc në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
(e.n/News24/Balkanweb)