Kosova dhe Maqedonia të interesuara për bashkëpunim
Prishtinë - Ministri i Tregtisë she Industrisë, Lutfi Zharku priti në nje takim ministrin për Ekonomi, Energji dhe Tregti të Maqedonisë, Fatmir Besimi, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e odave ekonomike të Maqedonisë. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe për vështirësitë që është duke u përballur Kosova në raport me CEFTA-n me disa shtete fqinje. Ministri Besimi dhe komuniteti i biznesit maqedonas u shprehën të gatshëm që të gjejnë forma alternative të furnizimit të Kosovës, poqë se ajo është e detyruar të bllokojë importin nga Serbia.
Bashkëpunimi ka shënuar rritje në vitin e fundit, por lë hapësirë për ngritje të mëtutjeshme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.Lehtësimi i procedurave doganore, bashkëpunimi për depërtimin e produkteve ndërmjet dy vende, harmonizimi i legjislacionit dhe çështje të tjera do të ndihmonin në rritjen e bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, u tha në takimin në mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë.
Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm edhe me nënshkrimin e një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve të dyanshme.
Shkëmbimet tregtare gjatë vitit 2008 në mes Kosovës dhe Maqedonisë janë për 30 për qind më shumë sesa në vitin 2007, por me bashkëpunimin e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet do të bëhet e mundur që të bëhet rritja e eksportit kosovar drejt Maqedonisë.