Paralajmërohet ndryshim në Ligjin për Arsimin e Lartë
b>Prishtinë – Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë Enver Hoxhaj i shoqëruar nga zëvendësministri Agim Hyseni, Enver Buqaj, Sekretar Permanent dhe Avdulla Alija, drejtor i departamentit të Arsimit të Lartë në MASHT, zhvilloi një takim pune me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani dhe me Bordin e Rektoratit dhe të Senatit.
Qëllimi i takimit ishe njoftimi i të pranishmëve lidhur me ndryshimet që do të ndodhin në Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë . Në fjalën përshëndetëse, rektori i UP-së Enver Hasani e ka falënderuar ministrin dhe bashkëpunëtoret për pjesëmarrje në këtë takim dhe për sqarimet e dhëna që kanë të bëjnë me ndryshimet e këtij ligji në të ardhmen.
Ministri Hoxhaj me këtë rast tha se për MASHT viti 2009 është vit i reformave dhe cilësisë në arsim, andaj ai tha se jemi të interesuar që reformat në Arsimin e Lartë (AL) ti fusim me ndryshimin e Ligjit Për AL i cili duhet të jetë mekanizëm thelbësorë për shtytjen e reformave. ”Ligji i ri për AL dhe strategjia e AL qe duhet të rishikohet do të duhej te kontribuojnë për një arsim më efikas, relevant, më të rëndësishëm në shoqërinë tonë dhe që i përgjigjet nevojave të kohës e të ekonomisë së tregut. Po ashtu MASHT synon që të kemi një ligj të AL i cili ndikon në rritjen e kapitalit dhe kohezionit social të cilët faktor janë përcaktuese për besim në shtet ndërtim si dhe për zhvillim ekonomik të vendit”, tha Hoxhaj. sa i përket ndryshimit të Ligjit ai tha se MASHT mendon që Ligji i Ri për Arsimin e Lartë së pari të jetë kornizë politike koherente, së dyti kornizë rregulluese legale dhe së treti do të duhej që të sigurojë mbështetje sa më të madhe financiare për arsimin e lartë .
Punën e Universitetit të Prishtinës – UP, Hoxhaj e vlerësoj si proces që me hap të mëdhenj po i afrohet inkuadrimit në procesin e Bolonjës, i cili proces rregullon punën brenda përbrenda UP –së , por për MASHT është shumë më e rëndësishme strategjia e Lisbonës e cila krijon parakushte që vendit t`i jep fuqi punëtore e kualifikuar e cila do t`i plotësojnë nevojat e tregut të punës, tha Hoxhaj.
Ndryshimet në Ligjit për AL ministri Hoxhaj tha se janë të rëndësishme për këto arsye:
• Së pari ndryshimi i ligjit duhet të jetë në funksion të implementimit të Strategjisë së AL e cila nuk është implementuar sa duhet sidomos pjesa që i ka takuar MASHT-it.
• Së dyti jemi të interesuar të forcojmë procesin e sigurimit të cilësisë apo procesin e akreditimit.
• Së treti ligji duhet të rregullojë çështjen e zgjerimit të autonomisë financiare të UP i cili tashmë ka vijë të re Buxhetore.
• Së katërti të shikohen mundësitë që përmes këtij ligji të rriten mundësitë për investime në AL.
• Së pesti që të kemi më shumë projekte hulumtuese shkencore. Në vazhdim Hoxhaj tha se tanimë është formuar Këshilli Kombëtarë i Shkencës , i cili do të ketë fonde më të mëdha buxhetore. Tutje ai ftoi të gjithë përfaqësuesit e UP-së që të marrin pjesë në debat për riamandamentimin e ligjit për punë kërkimore ,shkencore ,(inovacion,teknologji,transfer të dijes etj), të cilat debate i organizon ky këshill.
Në fund ministri Hoxhaj tha se Kosova në të ardhmen duhet të ketë dy ligje, një për arsimin e lartë dhe një për financimin e AL, me qëllim që autonomia administrative dhe financiare e UP së të jetë sa më e fuqishme. Këto dy ligje duhet të përcjellën me debate që do të organizohen në UP dhe deri me 1 tetor 2009.
UP dhe institucionet e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë kanë të drejtë të bëjnë projekt propozime në të cilat mund të parashohin formën dhe sistemin sipas të cilit do të funksionojë Arsimi i Lartë në Kosovë, më pas këto propozime do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës për tu` shqyrtuar, tha në fund të takimit ministri i MASHT, Enver Hoxhaj.