E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe Shqipëria festojnë 17 shkurtin

Një vjetori i pavarësisë së Kosovës është festuar me manifestime të ndryshme në mbarë vendin. Nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, mijëra qytetarë kanë festuar duke mbajtur flamuj të Kosovës, flamuj kombëtar, amerikan dhe të shteteve të tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në shënim të 1 vjetorit të pavarësisë, ndërsa presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe kryeparlamentari Krasniqi thanë se 17 Shkurti shënon kthesën e madhe, e cila do të hyjë në histori si dita më e shënuar për Kosovën - kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe për këtë veçmas vlerësuan kontributin e ish-presidentit të ndjerë Rugova dhe Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së. Ata i bënë thirrje edhe Beogradit që të njohe pavarësinë e Kosovës dhe që të dyja vendet të fillojnë procesin e pajtimit historik. "Nga të gjithë fqinjët tanë, vetëm Republika e Serbisë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe nuk ka denjuar të ketë marrëdhënie me të. Ne, megjithatë vazhdojmë ta mbajmë dorën e zgjatur dhe e ftojmë Republikën e Serbisë që ta njohë realitetin e ri të Kosovës së pavarur dhe të dy vendet të fillojnë menjëherë procesin e pajtimit historik dhe epokën e bashkëpunimit e të marrëdhënieve të mira, në dobi të të dy vendeve dhe popujve, në dobi të paqes e stabilitetit rajonal si dhe të integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor", tha kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi në mbledhjen solemne të Parlamentit. Presidenti Sejdiu tha se krijimi i shtetit të Kosovës ka ndihmuar stabilitetin dhe paqen në rajon. Ai veçoi arritjet e institucioneve në këtë vit pune duke theksuar njohjet nga shumë shtete, miratimin e Kushtetutës, simboleve shtetërore dhe hapjen e ambasadave. Megjithatë Sejdiu tha se ka edhe shumë sfida të cilat presin zgjidhje, sikur gjendja ekonomike dhe funksionimi i shtetit ligjor. Kryeministri Thaçi ndërkaq theksoi se në ditën e pavarësisë e ardhmja jonë kurrë nuk ka qenë më e ndritshme. Kosova do të njihet nga e gjithë bota, do të jetë anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e NATO-s. Kryeministri Thaçi potencoi se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Çdo qytetar ka hise në pavarësi. Festa tejkalon kufijtë tonë. Kemi guxim për të pasur sukses, i kemi treguar botës se dimë ta ndërtojmë shtetin Bota e shteteve të lira e përshëndet përkushtimin tonë. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj Kosova u njoh nga 54 shtete, Kosova ka diplomatë aktivë anekënd botës dhe presim njohje të reja, ka thënë Thaçi. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë pritur pesë ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët po ashtu i kanë përgëzuar kosovarët në këtë përvjetor të parë të pavarësisë. Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka përgëzuar institucionet dhe popullin e Kosovës për progresin e arritur gjatë këtij viti, sidomos për zbatimin e Planit të Ahtisaarit. Dua tju përgëzoj për progresin e arritur që prej shpalljes së pavarësisë dhe për përkushtimin në zbatimin në përpikëri të Planit Ahtisaari. Kosova do të jetë vend i lirë dhe demokratik, i të gjitha komuniteteve", tha Pieter Feith. Ndërsa, në emër të shteteve të Quinit-it, ka folur ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë, Tina Kaidanoë. "Dua ta përgëzoj popullin e Kosovës dhe liderët e saj për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Populli i Kosovës duhet të jetë krenar për punën që është bërë. Ne do të vazhdojmë t'ju mbështesim në rrugën tuaj", ka deklaruar Kaidanoë. Në anën tjetër, liderët kosovarë janë zotuar se Kosova ka perspektivë të qartë euro-atlantike, si një vend demokratik që do të kultivojë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Manifestimet të tjera kulturore e sportive kanë vazhduar deri në mbrëmje, ku Filarmonia e Kosovës ka mbajtur një koncert festiv.

***********************************************************
Sejdiu: Kosova, shtet i demokratik i vlerave perëndimore
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka vlerësuar se është një vit ku dëshmohet se Kosova është shtet i pavarur në shumë rrafshe. "Kosova ka arritur të japë sinjale të mira se mund të funksionojë si një shtet demokratik i vlerave perëndimore, si një shtet që ka ofruar shansin që të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve. Kosova në këtë kuadër ka pasur një kujdes të veçantë në garancitë dhe trajtimin e të gjitha etnive, flas për etnitë pakicë që janë në Kosovë", theksoi Presidenti Sejdiu në një intervistë. Njëherësh ai ka vënë në dukje se Kosova palëkundshëm ka theksuar vizionin e vet për shpejtimin e hapave të tij për të qenë t integruar në BE dhe në NATO. Ndërkaq në planin ekonomik, Presidenti Sejdiu tha se me gjithë vështirësitë objektive, Kosova është dëshmuar me një qeverisje të suksesshme dhe me një përpjekje të veçantë për rigjenerimin ekonomik të vendit. Vit në të cilin Kosova e ka dëshmuar vetveten për qëndrueshmërinë e saj si shtet sovran dhe demokratik, ka dëshmuar vetveten për përmbushjen asaj që mund të quhet bazë e parë e të pritjeve të qytetarëve në kuptimin të drejtave dhe lirive njerëzore me stabilitetin e vendit, me përpjekjet e pandërprera për zhvillim ekonomik, me njohjet e rëndësishme ndërkombëtare që i janë dhënë Kosovës, me hapjen e misioneve diplomatike të Kosovës, me një qasje të rëndësishme të raporteve të mira me fqinj dhe me vendet e tjera të rajonit dhe natyrisht, vendet e botës demokratike, me një përmbyllje të rëndësishme të korpusit legjislativ të saj, me miratimin e Kushtetutës së Republikës, me miratimin e ligjeve të rëndësishme që dalin nga pakoja e presidentit Ahtisaari, me formësimin edhe të institucioneve të tjera vitale për shtetin e Kosovës, sikur që është forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe së fundi edhe Këshilli Nacional i Sigurisë", tha presidenti Sejdiu. Duke folur për njohjen e Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se ndonëse do të dëshironte të kishte më shumë njohje, megjithatë ai beson se mund të ketë edhe një grup vendesh që do të procedojnë me njohjen e Republikës së Kosovës. "Ne po presim që të kemi njohje të tjera dhe unë asnjëherë nuk kam përmendur numrin e shteteve që do të na njohin, sepse kjo është çështje e brendshme e tyre", u shpreh Sejdiu.  

******************************************************
Uizner: Viti i parë i pavarësisë së Kosovës, i suksesshëm
Në përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Frenk Uizner thotë se komuniteti ndërkombëtar dhe mbi të gjithë kosovarët kanë shumë arsye për të qënë të kënaqur  me arritjet e deritanishme. Viti i parë ka kaluar mirë, paqja është ruajtur dhe marrëdhëniet miqësore mes grupeve etnike kanë qenë përvoja e këtyre 12 muajve.  Krahas këtyre Kosova arriti të ketë kushtetutën e saj, janë ngritur ministritë e saj, institucionet e sigurisë publike, programet e ndihmës nga jashtë janë strukturuar, EULEX-i ndodhet në vend dhe po vepron,  Kosova ka hyrë në komunitetin ndërkombëtar e njohur në Evropë, në Amerikën e Veriut dhe përtej. Ambasador Uizneri thotë se 12 muajt e parë të pavarësisë kanë qenë një fillim i mirë por mbetet ende shumë për tu bërë.  Diplomati amerikan i vë theksin ekonomisë si sfida kryesore që ka përballë vendi, ngritja dhe forcimi i të cilës do ti hapte Kosovës rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare.  Kjo do ti shërbente edhe përballimit mësëmiri të sfidave që ndesh Kosova me pjesën e veriore dhe integrimin në shoqërinë kosovare të pakicës serbe, thotë diplomati amerikan Frenk Uizner.
 ***********************************************
Xhouns: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
Përvjetori i parë i pavarësisë së Kosovës e gjen shtetin e ri me një bilanc pozitiv arritjesh, thekson Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit Stuart Xhouns: "Do të doja të përgëzoj popullin e Kosovës në emër të Shteteve të Bashkuara me rastin e 1-vjetorit të pavarësisë. Ka qenë një vit arritjesh të mëdha. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare që kanë qenë partnere të këtij procesi. Isha në Kosovë pak muaj më parë. Kudo nga hedh sytë sheh përparim. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të vazhdojmë të jenë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›