Ministria e Financave kundërshton ligjin Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë

Sipas ligjit përfitojnë edhe familjarët e tjerë
Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi dje rreth disa ndryshimeve në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", të propozuara nga deputeti i PD-së, Astrit Bushati. Drafti synon të plotësojë një vakum ligjor në ligjin aktual për disa kategori personash të persekutuar nga regjimi komunist dhe të dënuar nga ligjet speciale në vitet 1945-1946. P/ligji iu mundëson familjarëve të personave të dënuar apo të pushkatuar, që nuk kanë qenë të martuar, për të përfituar nga ky ligj. Sipas propozimeve të deputetit demokrat Astrit Bushati, në kategorinë e ish të përndjekurve që duhet të dëmshpërblehen, duhet të përfshihet dhe rrethi familjarë si dhe të shtyhet deri më 1 korrik të vitit 2009 afati i dorëzimit të aplikimeve. Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe Drejtësisë shprehën rezerva pasi fatura financiare sipas tyre për këtë propozim është shumë e lartë. Por refuzimi i përfaqësuesve të qeverisë ka shkaktuar debate mes deputetëve të majtë dhe atyre të Partisë Demokratike në komision. Anëtarët e komisionit të ligjeve u shprehën pro kalimit në qeveri të propozimit për ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Arsyeja sipas ekspertëve të saj në komisionin e ligjeve, përveç fryrjes së faturës financiare nga zgjerimi i rrethit të përfituesve, është rreziku i djegies së fondit të 2009 prej dy miliard lekësh i destinuar për dëmshpërblimin e kësaj kategorie. Sipas projektligjit përfitues përveç bashkëshortit dhe fëmijëve të dëmshpërblimit për një ish të përndjekur, të jenë dhe vëllezërit, motrat dhe nipërit, duke i shtuar faturës financiare rreth 1000 përfitues të tjerë, me një kosto mesatare 5-6 milion lekë secili, që nga ligji ekzistues përjashtoheshin nga skema. "Ne presim që të përfundojnë dosjet dhe gjashtë muaj të tjerë, te rivlerësohen dosjet dhe pastaj të ndahet shpërblimi, gjë që mund të tejkalojë ndoshta edhe vitin buxhetor, dhe të ngelet i papërdorur fondi buxhetor. Ndërpritet procesi intensiv i ndarjes se dëmshpërblimit, kështu që zgjerimi i kësaj liste ndryshon koston financiare gjë që sjell efekte suplementare për buxhetin e shtetit",-u shpreh Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit në Ministrinë e Financave. Sipas tyre, nisma ngrin shpërndarjen e dëmshpërblimit aktual sipas ligjit ekzistues, i cili në buxhetin e shtetit të vitit 2008 kap shifrën e rreth dy miliardë lekëve. Ndërkohë, që zgjerimi i listës së përfituesve është një faturë e madhe suplementare. Deri në dhjetor 2008 janë depozituar rreth 16 mijë kërkesa për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të regjimit komunist. Duhet theksuar se këta familjarë, pavarësisht nga persekutimi i veçantë që kanë pësuar për këtë shkak dhe përkujdesja e posaçme për të afërmit e tyre të pamartuar, gjatë gjithë periudhës së persekucionit të tyre nga regjimi komunist, nuk kanë përfituar nga ligji i miratuar në vitin 2007. Gjithsesi pas debateve të shumta mes dy forcave të mëdha politike dhe Ministrisë së Financave u ra dakort që mendimi i deputetit të Partisë Demokrarike, Astrit Bushati ti kalohet qeverisë për rishqyrtim. Ky amendim do të votohet në komisionin parlamentar të ligjeve vetëm me ndryshimet e propozuara nga palët dhe më pas ti kalohet parlamentit për miratimin final.
Projektligji parashikon 5 pika kryesore:
Zgjerimin e listës së veprave penale politike të përcaktuara në nenin 5 të ligjit aktual. Në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur rreth 50 kërkesa nga ish të dënuarit për veprat penale që propozohen të shtohen dhe ky ndryshim është pozitiv për këtë kategori. Së dyti, zgjeron rrethin e përfituesve të dëmshpërblimit financiar të përcaktuar në nenin 8 të ligjit aktual, duke përfshirë motrën, vëllain, nipin apo mbesën e ish të dënuarit politik. Në Ministrisë së Drejtësisë janë paraqitur rreth 460 kërkesa, nga shtetas me këtë lidhje me ish të dënuarin (motra, vëllai, nipi apo mbesa) dhe ky ndryshim është pozitiv për ta. Shtyn afatin e paraqitjes së kërkesave deri në datën 01 korrik 2009, afat i cili sipas nenit 19 të ligjit aktual ka përfunduar në datën 19/12/2008. Në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur, pas afatit të përcaktuar në ligj 19/12/2008 rreth 665 kërkesa, me tendencë në rritje. Ky ndryshim i jep të drejtën e përftimit të dëmshpërblimit financiar edhe këtyre aplikuesve. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë sugjeron të shtohet nëpërmjet kësaj nisme, situata e e të ekzekutuarve pa gjyq duke përfshirë dëmshpërblimin financiar edhe për këtë kategori. Për këtë duhet shfrytëzuar përmbajtja e nenit 2 të ligjit nr. 9831, që lejon ndërmarrjen e nismave të njëkohshme ose të mëvonshme, ligjore apo administrative për të cilat i shërbejnë rivendosjes së drejtësisë dhe dinjitetit shoqëror të kësaj shtrese apo krijimit të kushteve favorizuese, për riintegrimin shoqëror të tyre. Së fundi, Ministria e Drejtësisë sugjeron të saktësohet nëpërmjet kësaj nisme dokumentacioni provues për të internuarit në kampe me rrethim me tela me gjemba. Sugjerohet që dokumentacioni i kërkuar nga ligji aktual vendim administrativ politik internimi që tregon edhe veprën penale politike të thjeshtohet duke u zëvendësuar me akt administrativ apo dokument zyrtar që provon internimin në kamp me rrethim me tela me gjemba.
Email This Klikime: 7