E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Shqipëria ndahen me mbeturina, ja ndotja e kufirit (FOTO)

kufiri-ndotja-1Tiranë- Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nga ana jonë është i pushtuar nga mbeturinat. Siç shihet edhe në këtë imazh të marrë ditët e fundit plehrat kanë zaptuar pjesën më të madhe të hapësirës shqiptare.

Mesa duket qytetarët që kalojnë përmes tij tregojnë një mungesë të theksuar edukate duke i braktisur mbeturinat ku ata të dëshirojnë.

Imazhe të tilla skandaloze nuk i shërbejnë aspak një vendi që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian, sepse pikat kufitare janë impakti i parë që kemi për një vend e popull.

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të denoncojë ndotjen duke na dërguar imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.

kufiri-ndotja-fbNdotja në kufirin Shqipëri-Kosovë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›