E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Tropojë, Vëllezër më votoni ta zhvilloj qarkun dhe Shqipërinë

berishaBajram Curr- Kryeministri Berisha në një miting elektoral që mbajti sot në Tropojë u kërkoi bashkëlindasve të tij ta votojnë për një mandat të tretë qeverisës, siç tha ai për të vijuar me zhvillimin e Tropojës dhe mbarë Shqipërisë.

Kemi bërë që pasuritë e Tropojës dhe Shqipërisë të shndërrohen në mirësi për ju e mirëqënie për juJanë ndërtuar rrugë euniversiteti i ka rrugët e hapura. Këto vite kemi 2-fishuar pensionet e fshatrave të Tropojës dhe Shqipërisë, kemi rritur me 120, 140 rrogat e arsimtarëve mjekëve dhe infermierëve, kemi rritur fuqinë blerëse, mirëqënien në mbarë Shqipërinë,-tha Berisha.

Sipas kryeministrit vendi vitet e fundit njohu zhvillimet më të mëdha historike.

Anëtarësim në NATO, firmosëm MSA-në. Lëvizim të lirë pa viza në mbarë Evropën, do marrim së shpejti statusin e vendit kandidat,-tha Berisha.

Kryeministri tha të votohet alternativa e PD-së si ajo e dedikimit qytetar, teksa akuzoi ate të Edi Ramës: Alternativa tjetër është e nxirjes, poshtërimit e urrjetjese gjithçkaje që ju keni realizuar. Pasagjeri i autobusit mavi shpalli Shqipërinë tuaj, Shqipërinë tonë, anëtare të NATO-s, të ardhmen tuaj si inekzistente si pa vlerë. Shoku i autobusit do të shkëlmojë mbi gjithçka ju keni realizuar.

Kërkon me cdo kusht poshtërimin e të gjithë njerëzve të lirë që u kanë kthyer shpinën pas krimeve të tij, duke kërkuar të votohet numri 44 më 23 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›