E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, Basha: Tapitë do tjua sjellim nëpër shtëpi. Rama ka fadroma

pasurite-pallateTiranë- Gjatë një takimi me banorë të Bregut të Lumit, kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha u zotua se do tua çojë në shtëpi tapitë e legalizimit, të gjithë atyre që kanë aplikuar për këtë proces.

Basha tha se janë tepër të angazhuar për të përfunduar procesin. Sakaq kryebashkiaku akuzoi parardhësin e tij, Edi Rama se në 11 vjet në krye të Bashkisë së Tiranës nuk arriti dot të mbyllte legalizimet.

Veçanërisht këtu në Breg të Lumit e mbaj mend fortmirë se çfarë qëndrimi ka mbajtur pala tjetër. Konkretisht, ish-kryetari mu këtu ka qenë e ka sjellë fadromat, ju e mbani mend shumë mirë. 11 vjet ka pas mundësi për ta ndihmuar procesin e legalizimit se ka bërë, 11 vjet ka pas mundësi me e mbyll procesin e hipotekimit, lejeve që i ka dhënë me firmën e tij, se ka bërë. Çdo tapi legalizimi për ata që kanë aplikuar për legalizim do tju sillet juve këtu, në vend që të shkoni ju tek zyrat, ky është zotimi im,- tha Basha.

Më pas Basha mori pjesë në inagurimin e një aksi në kryeqytet nga ku premtoi vijim të investimeve nga ana e Bashkisë Tiranë në metropol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›