E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Fëmija bie nga ballkoni i katit të 3-të, rëndë për jetën në spital

AMBULANCATiranë- Një 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht mëngjesin e sotëm nga kati i tretë i një ndërtese.

Sipas të dhënave mësohet se fëmija është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia tha se ngjarja është shënuar në rrugën Robert Zhvarc në Tiranë ku fëmija me iniciale A.T ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Uniformat blu të kryeqytetit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së rënies së vogëlushit nga ballkoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›