Kosova dhe Turqia me marrëveshje për transportin rrugor dhe mallrat

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili ndodhet në kuadër të një delegacioni të lartë të Kosovës që po qëndron në Turqi, të enjten ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij turk Binali Yildirim, e cila ka të bëjë në fushën e transportit rrugor dhe mallrave.
Ky memorandum i mirëkuptimit i krijon Kosovës lehtësira për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave dhe i eliminon barrierat në fushën e transportit.
Gjithashtu, nëse deri më tani industria e transportit të Kosovës nuk ka pasur qasje në tregun e Turqisë, përmes kësaj marrëveshje hapet përfundimisht tregu i transportit dhe operatorëve kosovarë u krijohen mundësi të qasjes në këtë treg, gjë që do të rezultojë edhe me hapjen e korridoreve të reja në transportin ndërkombëtar.
Përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e Transportit Rrugor si dhe mallrave, i cili u arrit falë angazhimit maksimal të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, do të mundësohet edhe këmbimi i përvojave në industrinë e transportit nga të dy vendet si dhe Kosova do ta ketë përkrahjen e Turqisë në asociacionet ndërkombëtare të transportit.
Gjatë këtij takimi, ministri Limaj kërkoi nga homologu turk përkrahje për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare, me ç’rast ministri Yildirim u zotua për përkrahje të plotë dhe lobim në të gjitha organizatat.
Mes tjerash ministri turk premtoi asistencë profesionale me qëllim të transferimit të njohurive dhe përvojave në të gjitha sferat e veprimtarisë së MTPT-së.
Ky është hapi i parë për industrinë e transportit të Kosovës, i cili mundëson që industria e transportit të Kosovës të përfitojë një treg shumë të rëndësishëm që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.