E Hënë, 2 Nëntor 2026

Serbia, tashmë me “fast-constitution”*!

Të gjithë në Ballkan janë të interesuar të mësojnë se çfarë synonin serbët, kur miratuan një të ashtuqjuatur fast-konstitution, ose e thënë shqip kushtetutën e shpejtë. Ajo që nuk u bë për mëse 6 vjet që nga rënia e diktatorit Milloshevic, u bë në pak muaj, dhe gjëja më e rëndësishme në të, ishte cilësimi i Kosovës si pjesë e Serbisë. Kushtetuta vjen në një kohë kur kosovarët dhe serbët po bisedojnë në Vjenë për statusin përfundimtar të Kosovës. Ajo u miratua me një proces të debatuar, vetëm pak ditë para se Marti Ahtistari të propozojë në Këshillin e Sigurimit variantin e tij lidhur me të ardhmen e Kosovës. Ajo që nuk u bë dot për dy ditë më radhë, u bë në dy orët e fundit para mbylljes së qendrave të votimit. Ndërkohë që deri në orën 18 të së dielës, në qendrat votime kishin dalë jo më shumë se 42 përqind e zgjedhësve, në 120 minutat e fundit përqindja arriti në 53 përqind. Duket se mijëra serbë, janë dyndur në sekondat e fundit për të shpëtuar “atdheun” që po e copëtojnë të huajt!!! Sigurisht pati edhe zëra kundër kësaj farse, dhe ata erdhën fillimisht nga Partia Liberale Serbe në opozitë. Ata denoncuan faktin se mijëra vetë kanë votuar më shumë se njëherë dhe pa dokumentat e tyre të identifikimit. Duket se Beogradi zyrëtar, po bën gjithcka që ta shtyrë propozimin e Marti Ahtistarit, qoftë edhe duke i treguar botës në mënyrë artificiale se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, dhe s`ka lidhje për shyembull me Malin e Zi, që u shkëput nga Beogradi para pak muajsh. Madje ka zëra që thonë se kjo është një përpjekje që po bën Serbia për të mos dalë duarbosh nga ky proces, qoftë edhe me ndonjë copë toke të shkëputur nga Kosova. Analistët thonë se ndonëse regjimet kanë ndryshuar në Beograd, mentaliteti nacionalist mbetet po ai i kohës shkatrrimtare të Milloshevicit. Tashmë ndërkombëtarëve u duhet të presin edhe zgjedhjet serbe si ato parlamentare dhe ato presidenciale, që presidenti Tadic propozi të mbahen më 23 dhjetor. Gjithsesi, sytë janë drejtuar nga Grupi i Kontaktit dhe Ahtisari, të cilët do vendosin se cila do jetë axhenda e procesit të statusit për Kosovën.

*Kushtetutë e shpejtë!
albantartari@yahoo.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›