E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova e gatshme t’i marrë të gjitha përgjegjësitë

Presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se akti i përmbylljes së pavarësisë është padyshim një moment i rëndësishëm dhe historik për Kosovën.

“Kjo është një e arritur e qytetareve, e institucioneve të Kosovës dhe e faktorit ndërkombëtarë, që vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në rrugën e shtet-ndërtimit”, ka theksuar presidentja Jahjaga, në një intervistë ekskluzive për RTK, një ditë para se të mbahet ceremonia zyrtare e organizuar nga institucionet e Kosovës me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova është e gatshme t’i marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të vazhduar me tutje fuqizimin e shtetit, demokracisë dhe zhvillimet e përgjithshme.

Duke komentuar raportet e Kosovës me fqinj, veçmas me Serbinë, presidentja ka nënvizuar se Kosova nuk duhet t’i druhet dialogut me Serbinë për të avancuar raportet ne rrugën evropiane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›