E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hong Kongu voton për legjislaturën e re

Hong Kongu po voton sot për një legjislaturë të re.

Tre milionë e gjysmë banorët e qytet-shtet iu drejtuan kutive të votimit, e pritet që kandidatët demokratë të përfitojnë nga protestat anti-kineze të javëve të fundit.

Vendvotimet u hapen në orën 07.30 dhe pritet të mbyllen në 22.30 me orën lokale. Sipas BBC, rezultatet do të bëhen publike nesër.

Fushata elektorale është dominuar nga çështje si punësimi, korrupsioni dhe rritja e numrit të vizitorëve nga Kina.

Hong Kongu, i cili i është dorëzuar Kinës nga Britania e Madhe në vitin 1997, gëzon një liri të madhe politike nga Kina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›