E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi “godet” Hoxhajn për ta mbajtur Pacollin në Qeveri

Kryeministri Hashim Thaçi e ka parë më të udhës që ta përgënjeshtrojë ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, në deklarimin se Kosova nuk është njohur asnjëherë nga Mali, sesa ta acarojë Behgjet Pacollin, dhe ta bëjë atë që të ikë nga Qeveria.

Zyrtarë të lartë në PDK kanë thënë për se Thaçit si asnjëherë më parë i duhet një partneritet sa më i gjerë partiak, për t’i kaluar proceset politike që priten të nisin pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Thaçi i ka dalë në krah Pacollit vetëm për ta ruajtur koalicionin. Ai (Thaçi v.j.) e di që Hoxhaj ka të drejtë, por për shkak të rrethanave është i detyruar t’i ‘mëshojë’ atij, për ta mbajtur Pacollin brenda në Qeveri, së paku edhe për një kohë”, ka thënë burimi i gazetës.

Po ai burim, sipas kësaj të përditshmeje, ka hedhur poshtë mundësinë që Hoxhaj të largohet nga kabineti qeveritar, duke shprehur bindjen se gjithçka rreth kësaj çështjeje do të mbetet në nivel deklaratash.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›