E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdes nga Dortmundi

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho beson se Borussia Dortmund paraqet kërcënimin më të madh për skuadrën e tij në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos gjenden në atë që nga shumëkush është quajtur ‘Grupi i Vdekjes’ që përbëhet nga Dortmund, Manchester City dhe Ajax. Edhe pse Reali dhe City konsiderohen si favorit për të kaluar tutje, Mourinho kërkon kujdes nga kampioni i Bundesligës.

“Nuk jam i sigurt se City është kundërshtari ynë më i vështirë. Dortmund është kampion i Gjermanisë që dy vite me radhë. Ata janë skuadër shumë mirë e organizuar”, deklaroi ai për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›