Vuçiq: Do ta zbatojmë atë që është nënshkruar

”Qëllimi i dialogut pikërisht është që në afat të gjatë çështjet të zgjidhen në të mirë të njerëzve që jetojnë atje”, ka thënë ambasadorja Vorlik, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë të Kosovës do të ndikojë në pozitën e serbëve në Kosovë dhe në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, transmeton RTK.
Vuçiq ka konfirmuar se Beogradi dëshiron vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe do tra respektojë atë që e ka nënshkruar qeveria e mëparshme.
“Do ta zbatojmë atë që është nënshkruar sepse ne nuk jemi tash ndonjë shtet tjetër, por për ne është me rëndësi që të në ardhëm në dialog me Prishtinën, për të cilin jemi të bindur se do të
vazhdojë, kompromise të bëjnë të dy palët – edhe Beogradi edhe Prishtina”, ka nënvizuar Vuçiq.