Kosova e para në rajon për masën e paraburgimit

Viti 2012 është karakterizuar me aktakuza, arrestime e sidomos paraburgime.
Rasti i fundit i paraburgimit, më i madhi në Kosovë, është ai i deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj.
Fejzullah Hasni, Kryetar i Gjykatës Supreme, i ka parë paraburgimet te pa nevojshme.
“Nuk ka nevojë të behën të gjitha këto paraburgime. Ne po kritikohemi nga te gjithë monitoruesit e gjyqësorit për këtë. Kosova është më lartë edhe se Kroacia, madje prin në rajon për paraburgimet”, ka thënë Fejzullahu për rtk. /Indeksonline/