Prokuroria se ka kodin e ri penal

Tabela ka mbetur ajo e vjetra , por nga e hëna ky institucion ka emër dhe funksion të ri.
E i ri në detyrë është njeriu që tash e tutje do ta udhëheq prokurorinë themelore të Prishtinës.
Ai dhe 27 prokurorët e këtij organi shtetërorë që është një fuzionim i ish prokurorisë komunale dhe asaj të Qarkut nga 1 janari do duhej ti kishin në dorë edhe dy ligjet te reja.
Por Kodin e ri Penal dhe Kodin e procedurës Penale që hyri në fuqi ditën e parë të 2013-tës do kenë mundësi ti shohin vetëm në internet, raporton KlanKosova
Imer Beka, kryeprokuror i prokurorisë themelore Prishtinë, thotë se ligjet e reja nuk i kanë marr as gjyqtarët e ri. Por kryetari i gjykatës themelore më të madhes në vend, Hamdi Ibrahimi, thotë se këto presin ti marrin gjatë javës .
Për Ibrahimin ristrukturimi i gjykatave ka sjellë vështirësi tjera, sidomos në aspektin teknik.
Kjo pasi që institucioni që ai nga e enjtja e drejton, tash do te ketë kompetenca të ish gjykatës se komunale, asaj të qarkut, ekonomikes dhe për kundërvajtje.
Punë e madhe në fillim te këtij procesi i pret edhe punëtorët e prokurorisë themelore. Ata janë lutur që të punojnë me orar shtesë derisa të rehatohen me strukturën e re.
Ndryshe ky është ri-organizmi më i madh i sistemit gjyqësor në mbarë vendin. /Indeksonline/