E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosova e pavarur – në vizatimet e nxënësve të shkollave të Tiranës

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës me një album vizatimesh të fëmijëve të shkollave të Tiranës.

Me rastin e 17-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, nxënësit e shkollave të Tiranës, organizuan aktivitete të ndryshme dhe një sërë punimesh artistike.

Manastirliu, ndau në rrjete sociale foto nga disa prej pikturave, apo punimeve artistike që kanë realizuar nxënësit e shkollave të Tiranës, ku vend kryesor zë flamuri i Kosovës.

“Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë Kosovë!” uron Manastirliu, duke sjellë foto të aktiviteteve dhe punimeve të nxënësve të shkollave të Tiranës me temë nga kjo ngjarje e shënuar.

Vizatimet e nxënësve të shkollave në Tiranë me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës 1 nga 14

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›