E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova e përgatitur për sesionin e KS-së

Kosova është e përgatitur që në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të mbrojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ndërkombëtare për shtrirjen e autoritetit të saj në tërë territorin e saj.

Kështu vlerësoi zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi duke iu referuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës dhe përpjekjeve të Serbisë për t`i atakuar veprimet e Qeverisë për kontroll të asaj pjese.

Kuçi i bëri këto komente pas takimit që pati udhëheqësit e qendrave korrektuese të Kosovës.

Ai i ka cilësuar kushtet në këto qendra si jo të këqija, ndërsa shprehu angazhimin permanent të Ministrisë së Drejtësisë për avancimin e kushteve në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›