Kosovë-SHBA, marrëveshje për sundimin e ligjit

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje, me të cilën do të plotësohet dhe ndryshohet marrëveshja e arritur në vitin 2009, për programin në fushën e sundimit të ligjit.
Sipas kësaj marrëveshje sigurohen fonde shtesë në shumë prej mbi 7 milionë dollarë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Majkëll Mërfi.
Ky i fundit tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e sundimit të ligjit, për çfarë ministri Kuçi ka shprehur falënderimet e ekzekutivit kosovar.