E Diel, 1 Nëntor 2026

Mercenarë rusë në barrikadat në veriun e Kosovës

Mercenarë rusë janë evidentuar në barrikadat e serbëve në veriun e Kosovës. Televizioni gjerman ARD përmes pamjeve filmike të një materiali të përgatitur, ka transmetuar pamje nga një grup mercenarëshserb, të cilët janë shprehur për qëllimet e ardhjes së tyre në veriun e Kosovës.

“Kemi ardhur këtu për të ndihmuar vëllezërve serbë. Ne të gjithë jemi një gjak. Jemi të të njëjtit gjak, të njëjtit besim ortodoks dhe të gjithë duhet të jemi të bashkuar t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, ka thënë për ARD një i ri rus, i cili është anëtarë i grupit radikal serb “Srpski Vitezovi”, ndërsa veshur mbanin fanella ku shkruhej për mbrojtjen e Mitrovicës.

Dhjetë ditë më parë, Gazeta Express, raportoir se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kishte identifikuar mercenarë rusë në Veri, të cilët erdhën aty pas aksionit të policisë speciale të Kosovës për të vënë në kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Në mesin e atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP-it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia, ka thënë me 1 gusht për Express, një burim nga AKI-ja.

“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jaksic, Milan Ivanovic dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjeshtë serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, shkruante gazeta ekspress. Për praninë e kriminelëve të armatosur dhe snajperistëve dhe ekstremistëve që detyrojnë dhe paguajnë qytetarë serbë të Veriut për të qëndruar në barrikada pa dëshirën e tyre, kanë folur shpeshherë edhe përfaqësues të KFOR-it, por askush nuk është arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›