E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ekstradon një shtetas belg

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se e ka ekstraduar shtetasin belg, Peter De Vos, nga Kosova për në Belgjikë.

Dorëzimi i De Vos nga zyrtarët e Policisë së Kosovës tek përfaqësuesit e policisë së shtetit belg, është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, dje pasdite, saktëson MD, nëpërmes një komunikate për shtyp.

De Vos (1980), me vendbanim të fundit në Gent të Belgjikës është arrestuar nga Policia e Kosovës, më 18 dhjetor 2009, në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli Belg. Ai dyshohet se ka kryer vepër penale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve nën moshën 16-vjeçare në territorin e shtetit belg, në kundërshtim me nenet 373 dhe 374 të Kodit Penal të Belgjikës, si dhe e dënueshme edhe me Ligjin e aplikueshëm Penal në Republikën e Kosovës.

Më datën 24 dhjetor 2009, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ekstradimin e të pandehurit për në Belgjikë.

Në përputhje me këtë, Ministria e Drejtësisë më 27 janar 2010, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale ka lejuar ekstradimin e De Vos nga Kosova për në Belgjikë, përfundon komunikata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›