E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova ende larg anëtarësimit KiE

Këshilli i Evropës

Këshilli i Evropës nuk ka asnjë iniciativë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës. Konfirmimi vjen nga zëdhënësja e organizatës, Cathie Burton. Ajo ka sqaruar se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit nuk nënkupton përfaqësimin e Kosovës në KiE, që është hapi i parë drejtë anëtarësimit.

Burton gjithashtu sqaron se Këshilli i Evropës nuk ka marrëdhënie zyrtare me Kosovën por bashkëpunim i tyre zhvillohet përmes disa projekteve që kanë qëndrimi neutral ndaj statusit të Kosovës.

Sipas rregullave të Këshillit të Evropës, procedura e pranimit në këtë organizatë fillon zakonisht me paraqitjen e kërkesës drejtuar Sekretari të Përgjithshëm, e cila kërkesë pastaj i përcillet për shqyrtim Komitetit të ministrave. Deri tani Kosova nuk ka bërë ende një kërkesë të tillë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›