E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Problem për Shqipërinë, duhanpirja

Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në konferencën kombëtare të organizuar nga OBSH-ja në Tiranë, nga ku theksoi se "Shqipëria ka shtuar përpjekjet e saj për një sistem shëndetësor dhe politika shëndetësore në përputhje me standardet e kohës, që ndjekin dinamizmin e zhvillimeve në këtë fushë”.

“Shqipëria është një vend që ka përfituar dhe përfiton shumë nga OBSH, nga zyra evropiane e saj dhe jemi të vendosur të përshtatim tërësisht politikat tona në përputhje me orientimet e kësaj organizate.  S’ka mëdyshje se beteja e njeriut kundër sëmundjes është beteja më fisnike e tij, më e rëndësishme dhe natyrisht më përcaktuese në të gjithë performancën dhe aspektet e jetës së tij”, theksoi Berisha, duke shtuar se "shëndeti është aq sa biologjik, aq dhe social, ekonomik, politik. Pra do mund të zhvillohet, promovohet në nivelin e duhur vetëm atëherë kur ne të arrijmë ta trajtojmë atë me një trajtim multi disiplinor", theksoi Berisha.

Ai shtoi se 40% e vdekshmërisë së njeriut vijnë nga ndotja e mjedisit, ujit, ajrit, tokës.  "Ne kemi vendosur një sistem të shkëlqyer imunizimi. Dhe duhet ta konsolidojmë më tej që ai të mbetet një nga sistemet më të mira në Evropë. Secili nga ne e ka të qartë se sëmundjet e pa transmetueshme ndikohen dhe mund të ndikohen fuqishëm nga masat parandaluese", tha Kryeministri.

Berisha u shpreh se nuk mund të pranohen nivelet e larta të duhanpirjes apo indeksin e lartë të ndotjes së ajrit. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për standardet më të mira mjedisore. Dhe ju jeni pa diskutim zëri i parë që duhet të ngriheni në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Jana bërë arritje shumë të mëdha në reforma. Një nga arritjet më të mëdha është rënia e vdekshmërisë foshnjore dhe ne do të bëjmë përpjekje që kjo të ulet edhe më tej", vijoi. /Start/

                                                                                             2012-05-11 12:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›