Tiranë, kapen 3 klandestinë sirianë

Klandestinë, foto arliv
Tre klandestinë sirianë janë gjetur brenda një mauneje sot në Tiranë, tek zona e Doganës.
Policia informon se 3 shtetasit me origjinë siriane po tentonin të kalonin përmes Shqipërisë në ndonjë shtet tjetër.
Tre sirianët janë shoqëruar në polici, ku po i merren të dhëna rreth rrugëtimit të tyre klandestin.
Ndërkohë, po nën shoqërimin e policisë përfundoi dhe drejtuesi i maunes, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Mësohet se behet fjale për një maune që rezulton se ka hyrë në tokën shqiptare përmes pikës kufitare të Qafë Thanës.
Burime nga policia bëjnë të ditur gjithashtu se nisur nga fakti që targa e maunes ishte turke, mendohet se klandestinët të jenë nisur nga Turqia me qëllim emigrimin në vendet e Bashkimit Europian. /E.L/