E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ende pa ambasadorë në Shqipëri e Slloveni

Ministria e Jashtme e Kosovës ka gati dy muaj që është funksionalizuar por ende nuk ka emëruar dy kandidatë për ambasadorë në Shqipëri dhe Slloveni. Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka mbetur pa ambasador që nga 23 gushti i vitit të kaluar, kur Gazmend Pula dha dorëheqjen nga posti.

Sipas mediave kosovare për shkak të jo stabilitetit politik, institucionet u vonuan në emërimin e ambasadorëve të rinj duke shtuar se
presidentja Atifete Jahjaga gjatë takimit me shefin e MJPJ-së, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar të procedoj sa më shpejt me emërimin e ambasadorëve.

Deri në fund të prillit, MPJ pritet të dal me emrat e kandidatëve për ambasadorë në Shqipëri dhe Slloveni. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i ministrit, Artan Behrami. Ai ka konfirmuar se aktualisht MPJ ende nuk i ka emrat për kandidatë, por vendimi do të merret në konsultim me kryeministrin dhe presidenten.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›