Serbia do "të luftojë" ende për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç dhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, kanë thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga përpjekjet që me mjete ligjore dhe diplomatike për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e territorit të saj.
Jemiçi ka thënë për mediat serbe se në dy vitet e kaluara, Serbia ka bërë luftë diplomatike për Kosovën dhe ka ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Sipas tij, procesi për integrimit evropian të Serbisë ka ecur me shpejtësi të madhe në vitin 2009. Këtë vit, ai e ka cilësuar shumë të suksesshëm, sepse Serbia me mjete diplomatike ka punuar kundër pavarësisë së Kosovës dhe ka përparuar drejt integrimit në BE.
Jeremiç ka thënë se Beogradi zyrtar thekson se anëtarësimi i Serbisë në BE dhe Kosova, janë dy çështje të ndara.
Ndërsa Bogdanoviç ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë, se Serbia do të vazhdojë të luftojë për ruajtjen e Kosovës deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
Ai ka thënë se për Serbinë, strategjia për veriun e Kosovës e shefit të ICO-s, Pieter Feith, është e papranueshme dhe nuk mund të jetë i suksesshëm.
"Nuk ka plane të ndryshme, dhe kjo nuk do të ketë sukses, sepse serbët nuk kanë besim në institucionet e Kosovës", ka theksuar Bogdanoviç, duke vënë në pah se serbëve nuk iu është mundësuar kthimi i qëndrueshëm, mbrojtja ligjore dhe liria e lëvizjes. /Gazeta Express/