E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi fillon sot një vizitë zyrtare në Kroaci

TIRANë-Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi, u nis sot për në Kroaci ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të ri të Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç.
Sipas zyrës për shtyp të Presidencës, “gjatë qëndrimit në kryeqytetin kroat në Zagreb, Presidenti i Republikës parashikohet të zhvillojë takime e bisedime me Presidentin e Kroacisës, Ivo Josipoviç. Gjithashtu Kreu i shtetit, Bamir Topi, do të zhvillojë takime me homologë të tij nga rajoni, me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Rajonale, Shtefan Fyle, si dhe me Nënsekretarin e Shtetit amerikan, Xhejkob Lju.”, përfundon njoftimi për shtyp i Presidencës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›