Vdekja e stilistit McQueen, Policia: Vari veten ne dollap
LONDER- Hetuesit britanikë zbardhin detaje të vdekjes së stilistit Alexander McQueen, i cili për katër vite rresht, pas 1996 ishte shpallur stilisti më i mirë i vitit. Hetuesit informuan sot se stilisti i njohur Alexander McQueen ka varur veten në një dollap pasi kishte lënë një shënim, bënë të ditur sot hetuesit në Londër.
Ai u gjet i vdekur në banesën e tij 1 milionë sterlinash, në Londër të enjten, teksa po bënte përgatitjet e fundit për koleksionin e pranverës i cili do të paraqitej në Paris.
Autopsia deklaroi se stilisti kishte gjetur vdekjen nga mungesa e oksigjenit për shkak të varjes. McQueen vdiq pak ditë para se të zhvillohej ceremonia mortore e nënës së tij Joyce, dhe 3 vjet pasi mikja e tij e ngushtë Isabella Bloë, e cila e kishte ndihmuar të bëhej i famshëm, kishte vrarë veten.,
Trupi i tij u gjet në ditën e vdekjes nga e motra e stilistit, Janet.
Inspektori Paul Armstrong tha se në vendgjarje nuk ka pasur rrethana të dyshimta ndërsa ka paraqitur shënimin e gjetur në dhomë për hetime të mëtejshme.
McQueen u emërua stilisti i vitit për 4 vite pas 1996. Në mbrëmjen e cmimeve Britatike, të martën, Lady Gaga,i dedikoi atij një këngë.
(s.g/BalkanWeb)